Monkey Vape Albania
Shporta ime

S’ka produkte në shportë.

L 0

Na telefononi

S’ka produkte në shportë.

Shporta ime

S’ka produkte në shportë.

Blog Categories

Si te zgjedhim lengun e duhur per vape?

Si te zgjedhim lengun e duhur per vape?

Nuk ka kaluar shumë kohë që nga koha kur përdoruesit e vape kishin mundësi tepër të kufizuara për blerjen e lëngjeve për vape. Nëse ju nuk do të ishit në modding ose DIY, zgjedhjet tuaja do të ishin kryesisht fishekë për cigalikes dhe disa lëngje të pakët dhe kryesisht me përmbajtje të lart PG. sot është ndryshe, mundësit e zgjedhjes janë të pafundme. Mund të zgjidhni mes PG të larte dhe VG të lart, kripërave të nikotinës dhe bazës së thjeshtë, etj. Ju mund të provoni një shumëllojshmëri shijesh. Kjo shumëllojshmëri e mundësive të zgjedhjes është një gjë shumë e mirë sepse ndihmon ta bëj përvojën tuaj të përdorimit të vape të personalizuar sipas shijeve dhe preferencave tuaja. Ju mund të bëni përzgjedhjen e përgatitjes së lëngut tuaj sipas dëshirës tuaj duke e bërë atë unik. Megjithatë kjo mund të bëj disi konfuz dikë që sapo ka filluar blerjen dhe përdorimin e lëngjeve vape. Më poshtë do të lexoni një vështrim për llojet e ndryshem të lëngjeve vape dhe sesi mund të përzgjidhni të duhurin për ju.

Termat kyc

Në botën e vape ju mund të përballeni me terma të padegjuar më parë për ju. Për t’u përshatur sa më mirë në këtë botë ne do t’ju ndimojmë të kuptoni disa terma që do ti hasni shpeshë nëse jeni duke përzgjedhur lengun për vape. Këto terma janë:

  • Kripa e nikotinës kjo i referohet një forme të lëngut të përbërë me kripërat e pranishme në mënyrë natyrale në gjethet e duhanit për të dhënë një goditje të lehtë në fytë. Lëngu Freebase i referohet lëngut pa këto kripëra nicotine.
  • Lëngjë hibride janë lengje me përmbajtje kripërash nicotine dhe nikotinë me bazë të lirë
  • PG: Propilen Glikoli e përdorur në lëngje, është më e hollë se VG dhe jep goditje më të forta në fyt
  • VG: Glicerinë Vegjetale është më e trashë se PG, jep një goditje më të lehtë në fyt dhe më të ëmbël
  • MTL: Nga goja në mushkri i referohet një motode vape që përfshin tërheqjen e avullit me gojë dhe mbajtjen e tij aty për pak kohë përpara se ta thithni në mushkri
  • DTL: Drejtëpërdrejt në mushkri do të thotë që ju e thithni ajërin direkt në mushkri pa e mbajtur atë më përpara në gojë.

Zgjedhja e sasis së nikotinës në lëngun tuaj

Pavarësisht se përdorni një vape të thjeshtë apo një vape të avancuar do tju duhet të gjeni sasinë e duhur të nikotinës për ju. Nëse zgjidhni një nivel të ulët nikotine ka gjasa që lëngu mos t’ju kënaq sa duhet dhe ju do të riktheheni përsëri tek duhani për të plotësuar këtë munges. Zgjedhja e një lëngu me shumë nikotinë mund t’ju jap simptoma të pakëndëshme të mbingarkesës nga nikotina si përshembull të përziera,dhimbje koke, marrje mendsh, etj. Prandaj është e rëndësishme të merrni aq nikotinë sa ju duhet. Këtu do të gjeni një rregull të mirë praktik:

  • Nëse pini 15-20 cigare në ditë ose më shumë ju mund të dëshironi të kërkoni lëngje me shumë nikotinë deri në 2% ose më shumë. Në këtë mënyrë do të kënaqni dëshirat tuaja për nikotinë dhe pa cigare
  • Nëse ju pini më pak dhe preferoni cigare të lehta mund të zgjidhni lëngun me me përmbajtje të ulët nikotine 0.6%-1.2%. është më mirë ta filloni me pak nikotinë dhe nëse dëshironi më e rrisni.

Mbani mend që gjithmonë mund ta ndryshoni nivelin e nikotinës nëse i pari nuk përshtatet për ju.

Më shumë konsiderata

Pasi të keni bërë zgjedhjen e sasis së nikotinës ka shumë zgjedhje të tjera për të bërë dhe faktorë që duhen marr parasyshë për të gjëtur lëngun e duhur për vape tuaj. Më poshtë janë disa këshilla që do tju ndihmojnë në këto zgjedhje:

  • Lëng për goditje të forta në fyt. Nëse jeni mësur me pirjen e duhanit atëherë ju mund t’ju pëlqej ashpërsia në pjesën e pasme të fytit. Kërkoni një lëng me PG më të lart i cili do të rikrijoj goditjen dhe ashpësinë në fyt, të cilën e humbisni kur lini duhanin.
  • Lëng për goditje të lehta në fyt. Nëse goditja e fortë në fyt nuk është e përshtatshme për ju atëherë keni disa opsione të tjera. Së pari zgjidhni kripërat e nikotinës që japin goditje të buta në fyt dhe japin nikotinë më shpejtë. Së dyti kërkoni një lëng me VG të lart, megjithëse këto lëngjë janë më të përshtatshme për vape të acancuardhe krijojne re më të mëdha dhe voluminoze avulli.
  • Lëng për cigalike. Nëse doni që përdorimi i vape të jetë shumë i ngjashëm me pirjen e cigars tradicionale, ekzistojnë dy opsione. Një lëng me PG të lart do t’ju jap goditje më të forta në fyt shumë të ngjshme me cigaret tradicionale. Gjithashtu mund të krijoni një sistem pod, si p.sh: ePuffer XPOD, i cili përdor një përzierje të kripërave të nikotinës dhe lëngjeve të rregullta për një përvojë të ngjashme me atë të duhanpirjës.

Disa fjalë për shijen

Kur blini shishen e parë të lëngut ju sapo keni nisur të zbuloni një botë të tërë me mundësi të ndryshme zgjedhjeje. Prefernca për shijen është shumë personale prandaj për të gjetur më të mirën ne ju këshillojmë të eksperimentoni. Gjëja kryesore është të vendosni nëse dëshironi një shije cigareje, mentoli apo dicka tjetër si përshembull shije frutash apo ëmbëlsire. Megjithatë për të gjetur shijen tuaj më të përshtatshme është të provoni. Shumë njerëz mendojnë se pjesa më argëtuese e përdorimit të vape është prova e lëngjeve të reja, ndaj do të jetë shumë normale dhe nëse përfundoni me një koleksion shijesh që do t’ju pëlqejnë.

Konkluzionet

Zgjedhja dhe gjetja e lëngut të duhur për vape tuaj mund t’ju marr kohë. Sapo të mësoni disa gjëra dhe faktorëve dhe të identifikoni nevojat tuaja, kjo zgjedhje bëhet më e lehtë. Derisa të mësoni këto,  argëtohuni duke provuar shije të ndryshme të lëngjeve dhe krijoni koleksionin tuaj unik.

Rekomandime nga Monkey Vape staff

Ne mund tju ndihmojme se cfare lengu ju pershtatet ju. Zakonisht klientet i pelqejne rekomandimet qe ne u japim per lengjet ne varesi te disa shijeve qe ata na i shpjegojne. Me poshte do te permendim lengjet qe ne i rekomandojme dhe jane me te shiturat.

cigare elektronike

Monkey Vape

Jemi ne linje

Monkey Vape

Pershendetje 👋

Si mund tju ndihmojme?

09:17